INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas fotove nga vaska, FERO i zbulon surprizën e madhe Arbenitës nga pushimet dhe na u bënë sytë me zemra [VIDEO]

Pas fotove nga vaska, FERO i zbulon surprizën e madhe Arbenitës nga pushimet dhe na u bënë sytë me zemra [VIDEO]

Publikuar më: 09:32 29-05-2019

Pak kohë pasi u shfaqën publikisht, modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë. Dy personazhet e njohur, të cilët numërojnë një numër të lartë ndjekësish në Instagram, publikojnë vazhdimisht momente kur shfaqen mjaft romantikë përkrah njëri-tjetrit.

Madje Fero takoi edhe familjarët e Arbenitës, momente këto të cilat vetë modelja i ndau me ndjekësit. Së fundmi siç duket Arbenita dhe Fero janë nisur për pushime në ishullin e Kretës dhe i kanë mbajtur fansat e tyre të përditësuar me foto e video nga më të ndryshmet.

Modelja hyri ditën e djeshme live në Instagram me reperin dhe u shpreh se shumë shpejt do të vijë një surprizë e madhe. Kaq mjaftoi që ndjekësit e modeles të mendonin gjëra nga më të ndryshmet, si për fejesë apo edhe shtatzëni.

Mirëpo lajmin e bukur e dha Fero me një video të filmuar nga Arbenita. Në përshkrimin e kësaj videoje reperi zbulon se së shpejti do të sjellë këngën e tij më të re dhe pjesë e videoklipit mesa duket do jetë edhe Arbenita të cilën e ka etiketuar në postim.

Kënga do të titullohet “Ride or Die” dhe nga titulli s’mund të mendojmë gjë tjetër veçse ky projekt do të jetë një dedikim për Arbenitën.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713