INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Flor Binajt, edhe menaxheri i BabaStars shërohet nga COVID-19: 'Mos u frikësoni të më ...'

Pas Flor Binajt, edhe menaxheri i BabaStars shërohet nga COVID-19: 'Mos u frikësoni të më ...'

Publikuar më: 19:27 29-06-2020

Dekorim Sahiti menaxheri i labelit ‘BabaStars’ konfirmoi dy javë më parë se ishte i infektuar me Covid-19.

Por para pak minutave, ai publikoi një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ku njofton se është shëruar dhe ka përfunduar ditët e vetëizolimit.

Dekorimi ka falenderuar bashkëshorten e tij, Adean, duke theksuar se ajo e ka ndihmuar shumë në këtë periudhë, duke rrezikuar edhe veten.

Kujtojmë që më herët ka qenë aktori i humorit Florian Binaj, që ka dhënë lajmin e mirë se ka fituar betejën me koronavirusin.

Postimi i plotë:

Nga sot jam COVID Free

Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19.

Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës.

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje.

Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale.

Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet.

Nga sot mos u frigoni me më fol.

Article Logic
Execution time: 0.0025720596313477