INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas flirtimeve me Beatrix Ramosaj, zbulohet bukuroshja që i ka vjedhur zemrën Mbappe-së!

Pas flirtimeve me Beatrix Ramosaj, zbulohet bukuroshja që i ka vjedhur zemrën Mbappe-së!

Publikuar më: 12:29 12-04-2021

Killian Mbappe është padyshim një nga yjet më të mëdhenj në futbollin botëror.  Sulmuesi 22-vjeçar francez vazhdon të bëjë përshtypje me arritjet e tij me fanellën e Paris Saint-Germain, duke rritur vazhdimisht vlerën e tij në treg.

Performanca e tij e fundit ishte në "Allianz Arena", ku ai udhëhoqi ekipin e tij në një fitore të madhe dhe të rëndësishme me 3-2 ndaj Bavarezëve dhe dha një epërsi të qartë kualifikuese për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Disa orë pas paraqitjes, në Spanjë u zbulua se Killian Mbape nuk do të jetë në Paris vitin tjetër pasi do të transferohet në Madrid, në emër të Realit.

Sidoqoftë, emri i tij shfaqet në tabloidët ndërkombëtarë dhe përsa i përket jetës së tij private. Sipas mediave franceze asi 22 vjeçar është në një lidhje me Alicia Ellis, Miss France.

Ellis u kurorëzua Miss France në  2017 pas një karriere si modele.

Të dy janë përpjekur ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes dhe revista flasin për siguri për një lidhje serioze.

Kujtojmë që para pak muajsh, ai është fotografuar me Beatrix Ramosajn dhe Anxhelina Hadërgjonajn në festa private, madje s’kanë munguar as komentet dhe pëlqimet në Instagram.

auto_Screenshot_131618208401.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002377986907959