INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Erës edhe Nora Istrefi pjesë e muzikës BOTËRORE? Këngëtarja seksi nxit dyshimet me përgjigjen e saj [FOTO]

Pas Erës edhe Nora Istrefi pjesë e muzikës BOTËRORE? Këngëtarja seksi nxit dyshimet me përgjigjen e saj [FOTO]

Publikuar më: 21:56 22-07-2018

Motrat Istrefi do të pushtojnë tregun botëror?

Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila i ka dhuruar publikut shumë hite. Por kohët e fundit nuk ka publikuar ndonjë këngë duke shijuar kështu sukseset e motrës së saj më të vogël Era Istrefit e cila me 15 korrik na bëri të gjithëve krenarë me performancën e saj në finalen e Botërorit.

Nora ishte e ftuar së fundmi në “Edicioni Veror” në ABC Neës, ku foli rreth karrierës muzikore dhe sigurisht që nuk mund të mos pyetej për motrën e saj për të cilën u shpreh se ishte shume krenare dhe se "na ka bërë të gjithë shqiptarëve krenarë".

Më pas ajo u pyet nëse ka menduar të ndjekë sukesin e Erës drejt muzikës botërore dhe nxiti dyshime me përgjigjen e saj.

“Ke menduar ta ndjekësh nga pas suksesin e saj, pavarësisht se je motra e madhe? [Të ndjekësh] rrugën e saj drejt muzikës botërore?”

“Mmmmm. Nuk para më pëlqen të flas para kohe.”

“Pra kemi diçka?”

“Qesh”.

motrsa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436