INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas dy vitesh ndarje nga Bora Zemani, Vin Veli tregon se kur do ta bëjë publike lidhjen e re! Martesë në horizont?

Pas dy vitesh ndarje nga Bora Zemani, Vin Veli tregon se kur do ta bëjë publike lidhjen e re! Martesë në horizont?

Publikuar më: 15:16 10-08-2019

Vin Veli dhe Bora Zemani i dhanë fund marrëdhënies së tyre në 2017-ën, pa shpjeguar asnjë detaj për publikun.

Tani secili vazhdon jetën e tij. Bora përflitet se është në një lidhje me aktorin Donald Veshaj, ndërsa DJ Vin Velit, ka preferuar që jetën e tij personale ta mbajë larg vëmendjes mediatike, megjithatë së fundmi ka bërë një përjashtim.

Në një intetvistë për “Bordo.al”, ai ka refuzuar të flasë për çështjet e zemrës, megjithatë ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm. Vin Veli ka treguar se historinë e dashurisë do e bëjë publike vetëm kur të martohet.

“Për momentin nuk dua të bëj asnjë koment rreth çështjeve të zemrës. Publike do ta bëj vetëm kur të martohem! Përpos asaj idesë shpesh të gabuar që është krijuar për Dj, unë personalisht nuk e kam parë profesionin tim si një mekanizëm që tërheq femrat, aq me tepër t’i vë dhe kritere”,- shprehet Vin Veli.

640-0-5d4de1c8efce6.jpgbora-zemani-vin-veli-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037221908569336