INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Dua Lipës, Rita Orës e Bebe Rexhës, një tjetër shqiptar lidh kontratë me gjigandët, Warner Music [VIDEO]

Pas Dua Lipës, Rita Orës e Bebe Rexhës, një tjetër shqiptar lidh kontratë me gjigandët, Warner Music [VIDEO]

Publikuar më: 19:20 20-09-2018

Ato janë artistët më të famshme shqiptare, madje të treja tashmë fama e tyre ka shkruar në nivele ndërkombëtare. Shpesh herë duam t'i shohim së bashku dhe një shans e kemi dhe kjo jo vetëm se gëzojnë famë botërore por sepse të treja janë pjesë e të njëjtit label, atë të “Warner Music Group”.

Por tashmë edhe një tjetër shqiptar ka lidhur kontratë me gjigandët e muzikës ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Arnon, i cili falë HIT-it të tij 'Te molla' arriti të bënte këtë kontratë në 'Warner Music' dhe këtë HIT-krijuesi e tregoi ditën e sotme teksa ka qenë i fuar në emisionin "Fun Day" me moderatore Fatma Mehasani. Madje Arnon tregoi se kontrata u lidh para se kënga të hidhej e të 'shpërthente' në klikime në YouTube, por ndodhi në pak ditë pas publikimit në Spotify dhe SoundCloud. Por më mirë e shihni në videon më poshtë, teksa Arnon flet për Fun Day si ndodhi./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262