INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Don Phenom, Noizy paska kopjuar dhe këtë reper të njohur? Ndjekësi ‘i zbulon’ të palarat [FOTO]

Pas Don Phenom, Noizy paska kopjuar dhe këtë reper të njohur? Ndjekësi ‘i zbulon’ të palarat [FOTO]

Publikuar më: 23:50 16-10-2018

Brenda një harku të shkurtër kohor reperi Noizy ka publikur 3 këngë, respektivisht brenda një jave, dhe që të treja ishin bashkëpunime me repera të tjerë.

Reperi mori shumë komplimente nga fansat e tij, por kanë munguar as kritikat apo ironitë.

Fillimisht nisi si një “luftë në distancë” me Don Phenom për këngën “Meksikane”, të cilën Noizy e këndon bashkë me Varrosin.

Don Phenom nga grupimi TBA, hodhi kunja drejt Noizyt, pasi në tekstin e tij dëgjoheshin thuajse të njëjtat fjalë nga kënga e Don Phenom “Twerkirate”.

Don Phenom “Twerkirate”, publikuar 30 qershor 2017:

Rrit n’kings bridge, n’Bronx t’Amerikes
n’mes t’ghettos me dhipa si t’puerto rikes
e do tjera sikur t’Republikes Dominikane
noshta duket si spanjolle ngaqe asht shkodrane‘
si cigane braziliane.”

Noizy “Meksikane” , e publikuar me 7 tetor 2018:

Duket meksikane po mduket se asht shkodrane,
Por mduket nuk sjam I sigurt se dialektin pejane.”
Por, akuzat ndaj Noizyt nuk kanë përfunduar me kaq dhe kanë vazhduar me këngën që ishte diss “Po thu”, në bashkëpunim me të riun nga Shkupi S4MM.

Një ndjekës i reperit thotë:

I nxjerr 20 këngë n’vit, 18 jan me tekste të tjerëve dhe 2 i ka të vetat.”

Teksti i këngës të cilës i referohet mesazh dërguesi është i ngjashëm me këngën e vitit 2017 të reperit amerikan Rick Ross (William Leonard Roberts II), e titulluar “Idols become rivals/ Idhujt bëhen rivalë”.

Noizy “Po thu”, e publikuar me 13 tetor:

Dikur ju shifsha ntv ju kisha zili
Plot kerre plot p*dha thojsha kto jon real G-s
Erdhi dita qe u pam live
Kerret sken tuat edhe p*dhat si ki nice
Noo shtri komet sa jorgani
Mos piskat shoki se po ngjiret zoni
Me thon drejten ma thyve zemren besoni.”

Rick Ross “Idols become rivals”, e publikuar me 13 qershor 2017:

I used to see you niggas on my TV screen
And wondered what was life like, was it all a dream?
And then I met you out on LiveNation dates
Came to the realization that your watch was fake
Damn… you nearly broke my heart
I really thought you niggas really owned them cars.”

Epo, të publikosh 3 këngë për 7 ditë, me videoklip, nuk është shumë e thjeshtë si duket…

noizy1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004371166229248