INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas deklaratës së Selena Gomez që nuk mban në telefon Instagramin, reagon drejtori i aplikacionit: Zhgënjyese, ajo të flasë me ne rreth…

Pas deklaratës së Selena Gomez që nuk mban në telefon Instagramin, reagon drejtori i aplikacionit: Zhgënjyese, ajo të flasë me ne rreth…

Publikuar më: 17:03 12-06-2019

Selena Gomez ka miliona ndjekës në Instagram, por nuk e mban aplikacionin në telefonin e saj. Në një intervistë për Live With Kelly and Ryan, këngëtarja dhe aktorja zbuloi se e mban Instagram në telefonin e dikujt tjetër dhe bën log in në mënyrë periodike. Ky lajm ka bërë bujë gjithandej dhe madje tani ka reaguar drejtori ekzekutiv i platformës sociale, Adam Mosseri, i cili u pyet nga BBC Radio 1 Newseat për këtë qëndrim të Gomez. Mosseri ka thënë se ishte zhgënjyer nga ky veprim i këngëtares, pasi ajo ishte personi i tretë më i ndjekur në botë. “Ajo ka mbi 100 milionë ndjekës, është një pjesë e botës”.

Ai vazhdon se “njerëzit nuk duhet të bien në depresion nëse e përdorin këtë platformë, por ne nuk nuk mund t’i ndalim njerëzit të thonë gjëra rreth kësaj, ky është balancimi”. Adam thotë se është i hapur nëse Selena do të flasë me të rreth kësaj çështjeje: “Ne i duam kritikat, ne jemi të hapur për biseda”

 

 

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Article Logic
Execution time: 0.0038747787475586