INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Cozman, Skivi vjen në bashkëpunim me një femër [VIDEO]

Pas Cozman, Skivi vjen në bashkëpunim me një femër [VIDEO]

Publikuar më: 16:13 19-01-2017

Bashkëpunim pas bashkëpunimi.

Ende pa shijuar sa duhet këngën "Shoqnia" në bashkëpunim me Cozman, reperi nga Kosova Skivi po mendon për hitin e rradhës. Ndonëse ende në hapat e parë të punës, Skivi ka zbuluar gjatë një bisede me gazetarin tonë Albi Isakaj, se projekti i ardhshëm do të jetë sërish një bashkëpunim. I pyetur për më detaje të tjera, reperi ka treguar për IN Report se do t'i pëlqente të punonte me një këngëtare femër. Se kush do të jetë ajo, ai nuk ka dhënë emër. Megjithatë duke njohur produksionet e Babastars, zgjedhja me siguri do të jetë një sukses. Kujtojmë që përgjatë karrierës së tij të gjatë, Skivi ka bashkëpunuar me këngëtare si Samanta Karavella, Ronela Hajati, Nora Istrefi apo Soni Malaj! 

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152