INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Big Brother, plas sherri mes Damianos, Ambrës dhe Elsamendit: Je ku*vë  [FOTO]

Pas Big Brother, plas sherri mes Damianos, Ambrës dhe Elsamendit: Je ku*vë [FOTO]

Publikuar më: 12:21 27-06-2017

Edhe pse u skualifikua nga loja për shkak të thyerjeve të rregullave, Damiano mund të konsiderohet si një ndër banorët që është komentuar më shumë gjatë këtij edicioni të Big Brother.

Ai vazhdoi të tërhiqte sërish vëmëndjen e të gjithëve edhe duke publikuar  skandalet dhe te fshehtat  e produksionit.

Përveç Armelës, me të cilën ai ishte partner në lojë, emri i ish-banorit u lakua edhe me atë të Ambrës për shkak të shoqërisë së përrbashkët të të dyve duke u aluduar edhe për një lidhje. Diçka që ata e mohuan, pas shakasë së Damianos ku ai donte të martohej me modelen kaçurrelse dhe dasmën ta bënte Ermal Mamaqi.

Përtej kësaj, Ambra ishte në një lidhje me Elsamedin, me të cilin u nda gjatë qëndrimit në shtëpi dhe vijoi një sërë përplasjesh jashtë saj. Damiano dhe Elsamedi po ashtu patën një përplasje virtuale duke shpërthyer në akuza dhe ofendime kundër njëri-tjetrit. Damiano ka gjetur rastin të sulmojë sërish  Elsamedin, këtë radhë duke mbrojtur Ambrën.

“Epo të mundohesh vite me radhë të kesh vëmendje dhe të dështosh nga dita ditës sa të arrish në atë pikë që të sulmosh ish-partneren tënde për vëmendje, kjo është fëlliqësi. Mbylle gojën kur*ë. Bëhu burrë. Do vëmendje? Me telefono mua. Të jap sa të duash. Burrat e vërtetë janë feminist" shkruan ai në Instagram duke e fshirë menjëherë më pas. 

g1_1498544985-2027245.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039770603179932