INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 'Betruntit', Beniada shkrin së qeshuri kur shqipton emrin e Ylli Limanit! Ja si REAGOI këngëtari (VIDEO)

Pas 'Betruntit', Beniada shkrin së qeshuri kur shqipton emrin e Ylli Limanit! Ja si REAGOI këngëtari (VIDEO)

Publikuar më: 14:29 14-01-2022

Beniada është nga banoret më simpatike të Big Brother Vip.

Modelja që është rritur në Itali shpesh has vështirësi në shqiptimin e saktë në gjuhën shqipe, sidomos të emrave.

Pasi bëri bujë me shqiptimin e emrit të Noizyt e Butrint Imerit që e quante “Betrunti” dhe mori edhe vëmendjen e këngëtarit, Beniada shkaktoi sërish të qeshura.

Kësaj radhe ajo nuk shqiptonte dot emrin e Ylli Limanit, të cilit i referohej si “Ydhi Dhimani”.

Video Player
 
 
00:00
 
00:52
 
 

Kjo shkaktoi të qeshura tek banorët që e ngacmonin ndërsa video u shpërnda edhe në rrjete sociale edhe nga vet këngëtari.

“Prej sot emrin e kam Ydhi Dhimani” ka shkruar Ylli duke shpërndarë videon.

Article Logic
Execution time: 0.0030558109283447