INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 5 vitesh ndarje nga Afërdita, Shpat Kasapi thumbon këngëtaren, ja çfarë thotë për burrin e saj [FOTO]

Pas 5 vitesh ndarje nga Afërdita, Shpat Kasapi thumbon këngëtaren, ja çfarë thotë për burrin e saj [FOTO]

Publikuar më: 22:42 20-03-2018

Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi kanë qenë një ndër çiftet më të lezetshëm të showbizit shqiptar, edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 vite, Shapatit duket se akoma nuk i ka dalë e keqja.

Këngëtarja pas ndarjes nga Shpati është fejuar me hokeistin çek Jakub Kindl dhe në qershor pritet që çifti të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

-640-0-5ab1603cd5707.jpg

Mesa duket Shpatit nuk i ka dalë e keqja akoma me Afërditën, ditën e sotme ai ka komentuar në një foto të postuar nga Ermal Mamaqi ku shfaqet Xhesika Berberi, mikesha e ngushtë e Afërditës e cila do jetë e ftuara e radhës e në emisionin e moderatorit.

Mes qindra komenteve pikasi komenti i bërë nga Shpat Kasapi.

"Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?", komenton Shpat Kasapi.

-640-0-5ab1603e59653.jpg

Kjo është hera e parë që këngëtari shpreh mendimin e tij lidhur me bashkëshortin e ardhshëm të Afërditës pas 4 vitesh që ata janë bashkë.

-640-0-5ab1603c1fa46.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318