INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 3 vitesh nis 'Big Brother', zbulohet kush do prezantojë spektaklin dhe do mbeteni të habitur  [FOTO]

Pas 3 vitesh nis 'Big Brother', zbulohet kush do prezantojë spektaklin dhe do mbeteni të habitur [FOTO]

Publikuar më: 09:19 28-08-2019

Është folur shumë lart e poshtë në mediat online që këtë vit do të fillojë “Big Brother”, por deri tani s’ka patur gjë zyrtare. Fillimisht u tha që s’do ketë Big Brother, por tashmë sërish po përflitet për një rikthim të këtij programi pas 3 vitesh mungesë.

Burime për ‘Prive.al' treguan se: "Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë “Big Brother”-in dhe shanset janë më të mëdha këtë vit marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet kur nuk kishte asgjë gati".

Ndërkohë u aludua se spektakli mund të niste nga pjesa e dytë e muajit mars dhe do të zgjaste deri në qershor.

Së fundmi, në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe moderatorja Arbana Osmani e cila ka prezantuar prej vitesh këtë emision.

Arbana ka publikuar disa foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory të marra nga edicionet e viteve të kaluara nga “Big Brother” e cila ka shkruar:

“Shpresoj të dija, por në të vërtetë nuk e di. Shpresoj t'ju shoh së shpejti. Natën e mirë.”- ka shkruar Arbana duke na lënë të kuptojmë se mund të jetë ajo prezantuesja e spektaklit të famshëm.

-640-0-5d65934eab71c.jpg

-640-0-5d65934fd4219.jpg

-640-0-5d65934e24c23.jpg

-640-0-5d65934da1ba6.jpg

-640-0-5d65934d1cb7d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499