INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 27-vjetorit, Armina Mevlani ka një mesazh për të gjithë përdoruesit e INSTAGRAMIT [FOTO]

Pas 27-vjetorit, Armina Mevlani ka një mesazh për të gjithë përdoruesit e INSTAGRAMIT [FOTO]

Publikuar më: 12:50 08-06-2018

Blogerja e njohur, Armina Mevlani është komentuar gjerësisht nga mediat online si për pamjen e saj tërheqëse ashtu edhe për jetën e saj private, e cila ngjall shumë kureshtje si për audiencën ashtu edhe për portale të ndryshme.

Së fundmi ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të dhe mori shumë urime nga miqtë dhe të afërmit dhe nga shumë persona të njohur të showbizzit shqiptar.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka falënderuar të gjithë ata që e uruan, si dhe njerëzit e dashur që janë gjithmonë pranë saj.

“Çdo vit e kuptoj sesa me fat jam, sepse jam e rrethuar nga njerëz që dua dhe që më duan…Asgjë nuk është më e rëndësishme në jetë sesa shëndeti dhe njerëzit që ti do, të tjerat vijnë dhe ikin”, ka shkruar Armina.

Por përveç falënderimeve ajo ka dhënë edhe një mesazh shumë të vyer për të gjithë ndjekësit e saj, i cili më shumë se një realitet është edhe një e vërtetë që çdo ditë e më shumë po fsheh “surratin e vërtetë të botës”.

Jeta e Instagramit nuk është jetë e vërtetë, është thjesht më e mira që në zgjedhin të tregojmë nga jeta. E falënderoj Zotin çdo mbrëmje për dashurinë që më ka dhënë në jetë, Amin”, ka përfunduar blogerja.

ar_1528447911-9952940.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022790431976318