INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partneri juaj nuk është shpirti yt binjak/ Ja shenjat

Partneri juaj nuk është shpirti yt binjak/ Ja shenjat

Publikuar më: 14:21 14-03-2019

Nuk ka kimi

E vërteta është që askush nuk mund të jetë perfekt për ju dhe të ketë gjithçka që dëshironi, por të paktën puthjet, ledhatimet, shkëndijat kur jeni së bashku duhet të vijnë natyrshëm.

Biseda nuk vjen natyrshëm

Në planin afatgjatë, ju do të dëshironi të jeni në gjendje të bisedoni me partnerin tuaj, jo vetëm të keni intimitet. Nëse jeni me dikë që nuk flisni dot për gjërat që mendoni e dëshironi, do të ndiheni vetëm herët a vonë.

Nuk dëshironi të përpiqeni

Pavarësisht sesa e përsosur duket marrëdhënia juaj, do të ketë një moment kur duhet të përpiqeni që diçka të funksionojë më mirë. Nëse nuk doni as të përpiqeni, kjo tregon se nuk është personi i duhur në krah.

Ndiheni nervoze

Në ditët e para të një marrëdhënieje, është normale të ndiheni pak nervoze. Por nëse kjo pasiguri zgjat, pyesni veten nëse duhet të qëndroni me këtë person apo jo./cna.al

Article Logic
Execution time: 0.0024929046630859