INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partnerët tanë janë më të zgjuar nga çfarë mendojmë ne

Partnerët tanë janë më të zgjuar nga çfarë mendojmë ne

Publikuar më: 10:36 14-04-2019

Giles Gignac nga “University of Western Australia” dhe Marcin Zajenkowski nga Universiteti i Varshavës kryen studimin përsa i përket lidhjes së asaj që ne mendojmë për partnerin me atë që realisht është.

Ata zbuluan se njerëzit e vlerësojnë inteligjencën e partnerit bazuar në sa të lumtur janë në lidhjen e tyre dhe shumica e njerëzve i përshkruajnë si inteligjentë “më shumë se mesatarja”.

Ata vunë në studim 218 çifte heteroseksuale që kishin qenë bashkë për rreth 6 vjet dhe çereku i tyre ishin të martuar. Si fillim personat ju nënshtruan një testi inteligjence dhe më pas një pyetësori për mendimet mbi njëri-tjetrin.

“Dalim në përfundimin se gratë dhe burrat marrin pjesë në përzgjedhjen e partnerit, sipas vlerësimit për inteligjencën, në përputhje dhe me një përzgjedhje seksuale. Shumica e personave duan një partner që është po aq i zgjuar sa ata, por kanë tendencën t’i vlerësojnë me më shumë.”- janë shprehur autorët.

 

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833