INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani zhgënjen, në ndeshjen e radhës me një këmbë jashtë Europës

Partizani zhgënjen, në ndeshjen e radhës me një këmbë jashtë Europës

Publikuar më: 18:34 25-07-2019

Partizani është mundur sot nga Sherifi i Tiraspolit 1-0 në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës.

Skuadra e drejtuar nga Franko Lerda bëri një paraqitje zhgënjyese, duke mos vënë asnjëherë në provë portierin kundërshtar. Të kuqtë pësuan një gol që në minutën e 23-të, por nuk patën as forcën dhe as grintën për t’iu kundërpërgjigjur miqve dhe me një humbje të tillë në shtëpinë e tyre, janë me një këmbë jashtë Europës.

Tashmë, në sfidën e kthimit do të duhet një mrekulli, pasi me atë që u pa sot, të kuqtë duhet të ndreqin gjithçka në lojën e tyre.

partizani-sherif-pj1-600x325.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0030500888824463