INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partizani-Kukësi, zyrtarizohet çmimi i biletave

Partizani-Kukësi, zyrtarizohet çmimi i biletave

Publikuar më: 11:14 03-05-2017

Pas disa orësh, konkretisht prej orës 13:00 të ditës së sotme, do të dain në shitje biletat e ndeshjes Partizani-Kukësit, të cilat kanë dy çmime.

Kështu, në tribunën kryesore një biletë do të kushtojë 2000 lekë të reja, ndërsa në tribunat e tjera 500 lekë, ashtu si në derbin e së premtes së shkuar.

Çmimet e biletave sipas sektorëve:
Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 2 000 Lek
Biletat në Tribunat C, D1, E, F, G, dhe H do të kushtojnë 500 Lek

Ndarja e sektorëve për tifozët:
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat A1, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2
Tifozeria mike nga Kukësi do të ketë në dispozicion Tribunat A2, H1, H2

Article Logic
Execution time: 0.0019369125366211