INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rivotohet marrëveshja për emrin e ri. Do ta nënshkruajë Ivanov apo do ta vendosë referendumi?

Rivotohet marrëveshja për emrin e ri. Do ta nënshkruajë Ivanov apo do ta vendosë referendumi?

Publikuar më: 15:22 05-07-2018
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, me 69 vota pro dhe një abstenim, votoi Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë për mosmarrëveshjen e emrit. Pasi u miratua në 20 qershor, presidenti maqedonas Ivanov e ktheu atë pa e nënshkruar. Opozita, ashtu si herën e fundit, nuk ishte e pranishme në rivotim. Fjalën përfundimtare për marrëveshjen tani do ta kenë qytetarët e Maqedonisë në referendum, i cili është parashikuar të mbahet në vjeshtë. Kryeministri, Zoran Zaev i ka kërkuar sot presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, pasi referendumi këtë vetëm sa do ta konfirmojë.
 
Zaev ka thënë: ‘’Besoj në popullin tonë dhe në suksesin e procesit, me të cilin do të mburren shumë gjenerata. Për herë të parë pas 27 viteve qytetarët kanë mundësi të vendosin për të ardhmen e Maqedonisë.’’
 
Edhe shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov, ka thënë se pas këtij votimi në pajtim me ligjin, presidenti është i detyruar që ta nënshkruajë dekretin. 
 
"Marrëveshja përfundimtare jo vetëm që nuk e rrezikon identitein maqedonas, por edhe e riafirmon dhe e forcon atë si asnjëherë deri tani. Teza e presidentit të shtetit se marrëveshja përhap frikë dhe e vendos Maqedoninë në situatë të nënshtrimit grek nuk qëndron. Është koha të vihemi në interes të atdheut dhe të gjithë bashkë patjetër të jemi të unifikuar për interesat e atdheut ", ka thënë Dimitrov. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994