INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti miraton ligjin, legalizohet kanabisi në Greqi

Parlamenti miraton ligjin, legalizohet kanabisi në Greqi

Publikuar më: 12:05 16-03-2018

Parlamenti grek miratoi ligjin për prodhimin dhe shitjen e produkteve mjekësore që përmbajnë kanabis.

Ky ligj mendohet se do të krijojë rreth 500 vende pune deri në vitin 2021.

Bëhet me dije se janë 5 konsorciume me plane investimi, të cilat do të kultivojnë kanabisin. Të interesuara për kultivimin e kësaj lënde narkotike me qëllime mjekësore, janë 2 nga kompanitë më të mëdha në botë, si Aphria dhe Canopy Grouth.

Nga ky vendim i marrë pritet që të zhvillohen rreth mijëra metra katrorë sera, të cilat do të bëjnë kultivimin e lëndës. Mediat vendase shkruajnë se një hap i tillë është marrë duke patur parasysh edhe kushtet klimaterike, duke qënë se kultivimi i kanabisit kërkon mot të ngrohtë.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504