Seanca parlamentare e sotme nisi me betimin e 11 deputetëve.
Shtatë nga radhët e opozitës dhe 4 të tjerë nga mazhoranca të cilët kanë zëvendësuar ish-deputetët socialistë që garojnë për kryebashkiakë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Nga PD-LSI, u betuan Krenar Ruçi, Kostaq Papa, Suzana Topi, Selami Janishehri, Halit Valteri, Vasil Sterjofski, Edmond Stojku.
Nga rradhët e PS, Eljo Hysko merr mandatin e Rakip Sulit, Adriana Jaku merr mandatin e Pjerin Ndreut, Florenc Spaho merr mandatin e Nuri Belbës, Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit.
![Parlamenti mbushet me 11 deputetë të rinj, ja kush u betua [EMRAT]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/e6459f27301eab5459dc9df145c6cfc9_L.jpg)