INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti britanik hedh poshtë marrëveshjen BREXIT, rrëzohet me votë pakti May-BE [FOTO]

Parlamenti britanik hedh poshtë marrëveshjen BREXIT, rrëzohet me votë pakti May-BE [FOTO]

Publikuar më: 00:22 16-01-2019

Marrëveshja “Brexit” që kryeministrja Theresa May kishte arritur me Bashkimin Europian dhe që i siguronte Britanisë së Madhe një dalje të rregullt nga unioni është rrëzuar në mbrëmje në Parlament, pasi 230 deputetë votuan kundër saj.

432 deputetë votuan në total për marrëveshjen, e cila përcakton kushtet e daljes së Britanisë nga BE më 29 mars, ndërsa rezultati i votimit po vlerësohet si humbja më e keqe për një qeveri në historinë britanike. Konservatorët mbështetës të Brexit u bashkuan me partitë e opozitës dhe Partinë e Bashkimit Demokratik për të shkelur qeverinë në “votimin domethënës”, të cilin kryeministrja May e shtyu pak para Krishtlindjes me shpresën e kotë për të fituar terren.

Kjo disfatë e May-t për t’i siguruar Britanisë shmangien e një katastrofe nëpërmjet daljes pa marrëveshje nga BE vjen dhjetë javë para kohës kur vendi parashihet të lërë bllokun. Një vendim i tillë ka ardhur edhe pse May u kishte bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj.

Kryeministrja britanike iu adresua deputetëve të Parlamentit, në përpjekjen e fundit të saj për të siguruar mbështetje për marrëveshjen, duke thënë se një referendum i dytë do të krijonte një përçarje të mëtejshme.

Sipas saj, “jo marrëveshje” do të thoshte jo partneritet të sigurisë me BE-në. Ajo gjithashtu tha se marrëveshja e saj ofronte bazën për një partneritet ekonomik afatgjatë me BE. Duke përsëritur thirrjen për të votuar pro saj, May u tha depuetëve se një votë kundër marrëveshjes së saj do të ishte një votë për “pasigurinë, ndarjen dhe rrezikun shumë real të asnjë marrëveshje”, e pavarësisht kësaj ata e rrëzuan planin e kryeministres.

MAE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221