INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parku i Karavastasë ”mollë” sheri mes Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë Divjakë

Parku i Karavastasë ”mollë” sheri mes Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë Divjakë

Publikuar më: 11:05 10-08-2016

Ndërhyrja në Parkun e Karavastasë nga bashkia e Divjakës u kthye në një problem shqetësues edhe për Ministrinë e Mjedisit, pas alarmit disa ditë më parë se mjete të rënda janë futur në Park për të “zgjeruar” apo “thelluar” kanale kulluese.
Kledi Xhaxhiu, zv,minister i Mjedisit  bën me dije për neësbomb.al se për këtë, Komiteti i Menaxhimit u mblodh ditën e shtunë më datë 6.8.2016 ku u paraqit projekti i bashkisë dhe iu bënë vërejtjet.
Xhaxhiu thotë se Bashkia do ta ndryshojë projektin dhe do kërkojë VNM pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
I pyetur nga newsbomb.al nëse këto ndërhyrje mund të rrezikojnë shpendin e rrallë, Pelikanin Kaçurrel, zëvendësministri na siguroi se është gjetur një emërues i përbashkët me kryetarin e bashkisë që zhvillimi i projektit të mos e shqetësojë Pelikanin Kaçurrel.
“Ishulli ku kolonitë e tij ndodhen është mbi 1.5 km nga zona ku do të punohet”, thotë Xhaxhiu.
Zëvendësministri i Mjedisit na bën me dije se aktualisht në Parkun e Karavastasë nuk po punohet dhe punimet nuk do vazhdojnë pa u miratuar VKM e thelluar.
“Do aplikohet për të pranë AKM, pastaj projekti paraqitet në KKT, pas miratimit në të do fillojnë punimet”, sqaron Xhaxhiu.
Newsbomb.al ka mundur të sigurojë edhe kërkesën për disa ndryshime të nevojshme në projektin "Thellimi i strugës së Brukës, ndërtimi i pasarelës së drurit mbi ishujt artificial dhe ndërtimi i shëtitores prej druri përgjatë rrugës automobilistike" që mban firmën e Zamir Dedejt, drejtorit të Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura.
Në shkresën drejtuar kryetarit të bashkisë Divjakë, kërokeht që projekti të rishikohet për të përmbushur kërkesat e ligjit dhe mos prishur ekuilibrat natyrorë të vendosur në zonë.

DOKUMENTI ME SUGJERIMET PER NDRYSHIME:

- Kërkohet që projekti të përfshijë detajet e hapjes së kanalit të Vaut, ose kanalit të parë të komunikimit i cili u dakortësua nga të gjithë që mbetet objektivi kryesor i punës për mirëmenaxhimin e lagunës.

- Nuk jemi dakort të kryhet një thellim i strugës, por duke parë kushtet në të cilat ndodhet struga dhe efektet që ka pasur zona nga puna e hidrovorit, mendojmë se ka vend për pastrim e saj nga aluvionet e depozituara duke arritur një thellësi maksimale jo më shumë se 80 cm.
- Pastrimit të kryhet tek pjesa e derdhjes së hidrovorit, të vazhdojë tek vendi i quajtur PRIZA e më tutje deri në afërsi të kanalit të Vaut; qëllimi kryesor do të jetë rritja e mundësisë së zhvillimit të peshkut dhe krij imi i kanaleve dimëruese për to dhe propozimi për zhvillimin e turizmit me lundrim në to do të jetë në një fazë tjetër, pasi të jetë kryer një studimi që lidhet edhe me impaktet e aktivitetit në zonë.
- Nuk duhet të hapet asnje lidhje e drejtpërdrejtë e kanalit të Vaut me strugën.
- Kërkohet që pastrimi të kryhet vetem në pjesen qëndrore dhe jo në te gjithe gjeresine e struges duke ruajtur edhe strukturen e bregut natyror te struges që ruan natyralitetin e zonës dhe lagunës.
- Me dheun e gërmuar të mos ndërtohen ishuj artificial sipas projektit, por materiali i nxjerrë të hidhet me kujdes tek ishulli i pelikanit që po zvogelohet si pasoje e ngritjes së nivelit të ujit në lagunë. Për këtë pikë mund të diskutohet me tej për opsione të tjera.
- Ndërtimet e urave ose strukturave prej druri të jenë sa më të pakta dhe ti shërbejnë idesë së shtigjeve lëvizëse, duke evituar përdorimin e betonit. Për të gjitha këto ka nevojë të ketë më qartësi në projekt.
- Koha e zbatimit të proj ektit duhet dakortësuar edhe në lidhj e me ciklet biologj ike të gjallesave dhe situatave që lidhen me motin.
Për sa i përket ndërtimit të pasarelës:
- Pasarela të alternojë ecjen në toke dhe pjesën e saj mbi ujë dhe të përfundojë në af&si të zyrave të sotme të Parkut.
- Urat që do ndërtohen të devijojnë në ato vende ku ka peme dhe pasarela të eci paralel me rrugën, pa u kaluar gardhi rrethues, që shenon edhe kufirin e zonës që nuk duhet ndryshuar (në pjesën më të madhe kjo nuk është problem meqënëse distanca e rrugës nga gardhi është rreth 25 m).
- Kërkohet që pasarela të jetë vetëm për përdorim këmbësorësh dhe jo për biçikleta që mund të përdorin rrugën ekzistuese.
- Jemi dakort në ngritjen e disa platformave të cilat duhet të pasurohen me panele informues për faunën dhe florën e zonës.
- Propozojmë ngritjen e një ose dy kullave të vrojtimi të shpendeve dhe të një belvedere në breg të godullës për të cilat mund t'ju ofrojmë preventivat përkatëse.Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938