INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parkimi me pagesë, si mund të shmangni tarifat e larta

Parkimi me pagesë, si mund të shmangni tarifat e larta

Publikuar më: 09:39 26-03-2018

Prej datës 16 Mars ka nisur tarifimi i vendparkimeve në disa rrugë të tjera që janë përcaktuar si pjesë përbërëse e Zonës B në kryeqytet. Por në ndryshim nga rrugët e Zonës A, ku parkimi me pagesë është 100 lekë ora, tarifa e parkimit në rrugët e Zonës B është vetëm 40 lekë ora.

Ndaj për të shmangur çdo lloj keqkuptimi dhe ngatërrese me masën e tarifimit të parkimit publik, është e nevojshme që qytetarët që zotërojnë automjete duhet të jenë të saktë në momentin e dërgimit të mesazhit për pagesën e parkimit. Duhet të jeni të vëmendshëm për të evituar çdo lloj ngatërrese që do sillte një tarifim me vlerë më të madhe se ai që është përcaktuar për Zonën B.

“Në rast se jeni duke parkuar në një nga 10 rrugët e Zonës B, ku pagesa e parkimit kryhet vetëm me një SMS në numrin 50500 (1 orë/40 lekë), ju lutemi të tregoni kujdes në dërgimin e mesazhit duke shkruar Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit. Shembull (AA111AZ B) ose (TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira”, shkruan Tirana Parking në thirrjen e saj për qytetarët.

Rrugët e Zonës B, të miratuara në VKB Nr. 49 datë 11.11.2015, me tarifën 1 orë/40 Lekë janë:

BLV. Zhan D’Ark (Seg. Arkitekt Kasemi – Odhise Grillo)
Petro Nini Luarasi
BLV. Bajram Curri (Seg. Kavajës – Sulejman Delvina)
Janosh Huniadi
Liman Kaba
Perlat Rexhepi
Dëshmorët e 4 Shkurtit
Skënder Luarasi
BLV. Bajram Curri (Seg. Konti Leopold – Teodor Muzaka)
Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori – Pallati me shigjeta)

Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648