INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Paraziti që sulmon trurin. 2800 të prekur nga 30 vende në botë [VIDEO]

Publikuar më: 16:39 13-04-2017

Departamenti i Shtetit të Shëndetësisë në Hawai ka konfirmuar gjashtë raste të sëmundjes  së mushkërive të miut, një parazit që prek trurin dhe palcën kurrizore të njeriut. Shumica e rasteve rezultojnë të jenë prekur nga paraziti pasi kanë  konsumuar aksidentalisht ose me qëllim, kërmijtë e papërpunuar ose të pa-gatuar që janë të infektuar me parazit. Ky parazit mund të merret edhe nga sallatat jo të lara  mirë ose prodhime të tjera të papërpunuara që mund të përmbajnë një kërmill i cili nuk vihet re. Transmetimi mund të ndodhë tek njerëzit edhe kur hanë gaforre të infektuara, karkaleca dhe bretkosa. Studiuesit pohojnë se mund të ketë raste shumë të rralla të kontaminimit përmes ujit. Sëmundja zakonisht zgjat mes dy javë deri në dy muaj, dhe mesatarisht, periudha e inkubacionit është një deri në tre javë. Mbi 2,800 raste të prekjes nga ky virus janë raportuar në rreth 30 vende, shumica e tyre në pjesën e Azisë dhe Ishujve të Paqësorit, me më pak raste që shfaqen në Karaibe dhe Afrikë. Në ishujt Hawai, rreth 80% e kërmijve të tokës janë bartës të parazitit, sipas një studimi të vitit 2014. Edhe pse shumica e rasteve të prekura nuk janë të rënda, infeksioni i shkaktuar nga një parazit i tillë mund të çojë në gjendje kome apo edhe vdekje.

Article Logic
Execution time: 0.0023269653320312