INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paratë publike për skuadrën e Kukësit! Arrest me burg për ish kryebashkiakun Halilaj

Paratë publike për skuadrën e Kukësit! Arrest me burg për ish kryebashkiakun Halilaj

Publikuar më: 13:07 24-05-2016

Prokuroria e Kukësit, ka lëshuar urdhër-arrest për ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, si dhe ish zyrtarë të lartë të kësaj bashkie, nën akuzën e "Shpërdorimit të detyrës". Sipas organit të akuzës, Halilaj së bashku me tre ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë kanë sponsorizuar ekipin e futbollit të Kukësit duke përdorur fondet e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve në varësi të institucionit. Janë plot 45 milionë lekë të reja, shumë e cila i është dhënë në formë sponsorizimi ekipit të futbollit të Kukësit.
“Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh fiktive, duke e regjistruar Bashkinë Kukës si aksioneve në shoqërinë “Klubi i Futbolli Kukës” sh.a., për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, në periudhën 2011-2015 rreth 45 milionë lekë të reja. Këtë shumë, Bashkia e Kukësit e ka siguruar, duke mos paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën më të madhe të punonjësve në varësi të institucionit”.
Mësohet se me urdhër të prokurorisë, janë arrestuar edhe 3 zyrtarë të tjerë të cilët janë: Mirdash Hoxha, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Kukës, Lekë Deda, ish-drejtor i Financës, Bashkia Kukës dhe Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Kukës.

Article Logic
Execution time: 0.0058028697967529