INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i frikshëm, si bota po bie pre e alkoolit

Parashikimi i frikshëm, si bota po bie pre e alkoolit

Publikuar më: 10:03 09-05-2019

Gjithnjë e më shumë në të gjithë botën po konsumohet alkool dhe një trend i tillë sipas OBSH-së në vitet e ardhshme do të regjistrojë shifra alarmante.

Sipas ekspertëve deri në vitin 2030 parashikohet se gati 50% e popullsisë në botë do të bjerë pre e pijeve akoolike.

Një studim i Universitetit Dresden në Gjermani i cili është bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përllogaritur se në nivel global konsumi i alkoolit tek të rriturit është rritur nga 5.9 kilogram në vit në vitin 1990 në 6.5 kg në vitin 2017 dhe në vitin 2030 parashikohet se do të arrijë në 7.6 kg.

Dhe janë pikërisht vendet me të ardhura të larta dhe mesatare ato të cilat do të përcaktojnë një trend të tillë shqetësues, pasi konsumimi i pijeve alkoolike sipas ekspertëve rritet me rritjen e nivelit të mirëqënies.

Vendet ku janë regjistruar më shumë konsumues të alkoolit janë India dhe Vietnami. Ndërsa çuditërisht Rusia, Britania e Madhe dhe Peruja treguan rënien më domethënëse. Edhe Italia sipas të dhënave është ndër vendet ku konsumohet më shumë alkool.

Në bazë të këtyre të dhënave specialistët e OBSH besojnë se objektivi për të reduktuar me 10% përdorimin e alkoolit brenda vitit 2025 nuk do të mund të arrihet.

Për më tepër konsumimi i pijeve akoolike do të vijojë të mbetet një nga faktorët kryesore që do të vërë në rrezik shëndetin e popullsisë dhe me shumë të ngjarë ndikimi i tij në të gjitha shoqëritë e botës do të rritet frikshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021572113037109