INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Parashikimi afatgjatë i motit. Si do jetë koha në vitet në vazhdim [VIDEO]

Publikuar më: 18:48 06-07-2017

Meteorologët po përpiqen të parashikojnë kushtet e motit për muajt dhe madje edhe për vitet që vijnë. Parashikimet po bëhen gjithnjë e më të sakta, thonë ata, dhe të jesh në gjendje të parashikosh ngjarjet e motit përpara kohe ndihmon në shpëtimin e jetës dhe në ruajtjen e njerëzve. Studimi është për momentin në fazën eksperimentale.  Meteorologët po përdorin sasi në rritje të të dhënave për të bërë parashikime gjithnjë e më të besueshme, me anë të një teknike të quajtur "Parashikimi i ansamblit".  Ata tani duan të shqyrtojnë nëse janë apo në gjendje për të parashikuar me saktësi ngjarjet e motit për vitet e ardhme. Meteorologët po përdorin databazën e të dhënave dhe po kryejnë teste për të zbuluar nëse metoda e tyre mund të kishte ndihmuar në parashikimin e ngjarjeve të mëdha të motit gjatë shekullit të kaluar. Ndryshimi i klimës mund të bëjë detyrën e tyre edhe më komplekse, pasi ato duhet të faktorizohen në të gjitha skenarët e mundshëm që mund të lindin. Nëse metoda e tyre funksionon, ajo do të bëj të mundur që shërbimet e emergjencës dhe fermerët të përgatiten për më të keqen në kohë të duhur dhe të marrin masa parandaluese për të mbrojtur njerëzit dhe kafshët. Megjithatë, meteorologët thonë se studimi është ende në fillimet e tij e se ata janë shumë  larg,  të qenit në gjendje që të thonë me se në vitin 2030 për shembull do të ketë një dimër të lagësht.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768