INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmëron Çako: Bëni mirë detyrën se do proçedohen dhe shefat

Paralajmëron Çako: Bëni mirë detyrën se do proçedohen dhe shefat

Publikuar më: 15:38 22-08-2017

Haki Çako ka kritikuar për neglizhencë në kontrollin e territorit vartësit e tij, kryesisht për veprat penale.
Ai shtoi se vihet re një neglizhencë në evidentimin, hetimin dhe goditjen e fenomenit të veprave penale që cënojnë regjimin juridik të tokës, të tilla si ndërtimet e paligjshme, pushtimet e tokës, pronës si publike dhe private, ambienteve publike, prerja e paligjshme e pyjeve, drurëve frutore, peshkimi i ndaluar, shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit, ndotja e ujërave”.
Çako tha se për të vënë situatën nën kontroll do të hartohet një plan i ngjashëm me atë të kanabisit si dhe paralajmëroi penalizime në rast neglizhence gjatë ushtrimit të detyrës.

“Do të ketë edhe procedime për shefat dhe gjithë zinxhirin dhe deri ku shkon përgjegjësia”, deklaroi Çako.

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264