INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërohet sulm i madh në Lindjen e Mesme

Paralajmërohet sulm i madh në Lindjen e Mesme

Publikuar më: 09:19 09-05-2017

Irani ka paralajmëruar Pakistanin se do të sulmojë bazën e militantëve brenda shtetit fqinj nëse Islamabadi nuk do të përballet me kryengritësit sunitë të cilët po kryejnë sulme ndërkufitare.

Media shtetërore ka e Pakistanit ka cituar shefin e Shtabit të Ushtrise, Mohammed Hossein Bagheri i cili ka thënë më 8 maj, Teherani pret që “zyrtarët pakistanezë të kontrollojnë kufijtë, të arrestojnë terroristët dhe të mbyllin bazat e tyre”.

“Në rast se vazhdojnë sulmet terroriste ne do të qëllojmë mbi bazat e tyre, kudo që ndodhen”, ka vijuar ai.

Dhjetë roja kufitare iraniane u vranë në prill në një sulm që pretendohet të jetë kryer nga grupi militant sunit, Jaish al- Adl.

Ministri i jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif ka vizituar Islamabadin më herët gjatë muajit maj, për të diskutuar sigurinë kufitare me autoritet pakistaneze. Pakistani siguroi Iranin se do të vendoste trupa shtesë përgjatë kufirit.

Kufiri në mes te dy vendeve ka kohë që është përdorur nga kontrabandistët e drogës dhe militantët, të cilët janë përplasur me forcat e sigurisë iraniane.

Jaish al-Adl që ka kryer disa sulme ndaj forcave iraniane të sigurisë, mori përgjegjësinë për sulmet gjatë të cilave u vranë tetë roje kufitare në prill te vitit 2015 dhe 14 roje kufitare në tetor të vitit 2013.

Grupi militant tha se sulmet e tyre kanë për qëllim atë që ata e quajnë diskriminim ndaj pakicave minoritare sunite, kryesisht në Iranin shiit.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104