INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmërimi/ Bizneset të hapin llogari bankare, ndryshe ka penalizime

Paralajmërimi/ Bizneset të hapin llogari bankare, ndryshe ka penalizime

Publikuar më: 16:47 29-07-2019

Nga java e fundit e korrikut deri në tetor biznesi do të duhet të hapë një llogari bankare dhe ta paraqesë atë në administratën tatimore. Ligji i ndryshuar i procedurave tatimore ka hyrë në fuqi në datën 26 korrik, ndaj çdo biznes me xhiro mbi 2 milionë lekë e ka detyrim hapjen e llogarisë, në emër të kompanisë. Ministrja, e Financave Anila Denaj i bëri një apel të gjithë sipërmarrësve të respektojnë ligjin. “Ju lutemi tatimpaguesve të hapin llogaritë bankare, të regjistrojnë biznesin sipas procedurave ligjore. Nëse respektojmë rregullat, respektojmë ligjet shqiptare, atëherë do të kemi më pak inspektime, një marrëdhënie korrekte dhe garantim të konkurrencës së ndershme në treg”, tha ministrja Denaj.

Ligji parashikon që në rast të moshapjes së llogarisë bankare, bizneset do të penalizohen. Për të gjithë ato kompani me xhiro nga 2 deri në 8 milionë gjoba është 25 mijë lekë, ndërsa ata me mbi 8 milionë lekë xhiro penaliteti arrin në 50 mijë lekë. Detyrim e kanë edhe organizatat jofitimprurëse, për të hapur llogari bankare.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156