INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para takimit me Putin, sulmi i Trump: Europa është armiku ynë

Para takimit me Putin, sulmi i Trump: Europa është armiku ynë

Publikuar më: 09:29 16-07-2018

Presidenti Trump pritet të takohet me homologun rus Putin në Helsinki ndërsa edhe pritshmëritë duken se janë të vogla.

Dhe deklarata e fundit e kreut të Shtëpisë së Bardhë është me të vërtetë e rëndë.

Ai shprehet se armiku i vërtetë në aspektin tregtar është Europa, duke konsideruar pjesërisht armik edhe Rusinë dhe Kinën.

Një deklaratë e tillë vjen edhe pas intervistës së kryeministres britanike Theresa May e cila u shpreh se Trump e ka këshilluar të padiste BE në vend që të negocionte për Brexit, daljen e Britanisë nga Unioni.

Dhe nuk ka vonuar edhe përgjigjja e presidentit të Këshillit të Europës Tusk i cili u shpreh se Amerika dhe BE janë miqtë më të mirë dhe se kushdo ka thënë të kundërtën ka shpërndarë lajme të rreme.

Article Logic
Execution time: 0.0048291683197021