INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para për të marrë notë kaluese, arrestohen 3 sekserë pedagogësh

Para për të marrë notë kaluese, arrestohen 3 sekserë pedagogësh

Publikuar më: 10:34 17-10-2018

Finalizohet operacioni policor “Sezoni”, ku janë ndaluar tre persona, të cilët ushtronin ndikim te pedagogët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Arrestimet u kryen pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, ku bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhrit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht të shtetasit Skënder Stafa, 46 vjeç, Qamil Murataj,49 vjeç dhe Medi Hana, 50 vjeç.

Këta persona ndërmjetësonin te pedagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.

Ndalimi i personave të sipërpërmendur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“. 

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883