INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para! Një ofertë e re është tek dera…[FOTO]

Para! Një ofertë e re është tek dera…[FOTO]

Publikuar më: 17:35 21-03-2017

Kur bëhet fjalë për para të gjithë s’kemi të ngopur! E kjo s’është shaka.
Ndaj disa oferta të reja po trokasin.
Po si mund të marrësh një kredi duke siguruar dhe përfitime të tjera, madje duke kursyer dhe para?
Këtë muaj të parë të pranverës, Alpha Bank ka ofertë të re që do të jetë e vlefshme për një periudhë relativisht të gjatë që ka nisur nga 20 marsi e do vijojë deri më 20 maj.
Të gjithë ata që duan një kredi konsumatore të pasiguruar me programin “Alpha Realizo” përfitojnë edhe të mira të tjera 0% komision disbursimi dhe sigurim jete të paguar nga Banka.  
Sipas vetë bankës oferta lidhet me faktin që klienti të ketë mundësinë të marrë të plotë gjithë shumën e kredisë që ka kërkuar pa paguar as komisionin e disbursimit ashtu edhe shpenzimet për sigurimin e jetës që banka zbaton gjatë disbursimit të kredisë duke kursyer kështu deri në 40 mijë lekë.
Po dhe normat e interest janë të favorshme dhe afat shlyerjeje deri në 7 vjet. Klientët përfitojnë afate e kushte të parapëlqyera për produkte e shërbime të tjera bankare si për shembull financim deri në 300 mijë lekë pa patur nevojë për garant dhe deri në 1 milion lekë pa kolateral.

Alpha Bank Albania operon në vend që prej vitit 1998 ofron shërbime për më shumë se 244 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanalesh të tjera alternative, si 54 ATM, web dhe mobile banking, si dhe 700 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

alfffa.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543