INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci rikthen në Kombëtare atë që tërboi grekët

Panucci rikthen në Kombëtare atë që tërboi grekët

Publikuar më: 11:15 09-09-2018

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, ka rikthyer në ekip një nga mesfushorët e talentuar, pikërisht Ergys Kaçe, për ndeshjen kundër Skocisë, që do të luhet nesër në Glasgou.

Ndonëse lajmi nuk është dhënë zyrtarisht nga FSHF, është mesfushori që zbulon grumbullimin e tij. Kaçe ka publikuar një foto në profilin e tij “Instagram”, ku shfaqet në dhomën e hotelit së bashku me portierin Strakosha.

Kujtojmë që Kaçe disa vite më parë tërboi grekët kur pozoi me një bluzë kuqezi dhe simbolin “UÇK”.

kace_uck.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943