INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panucci nuk e 'preferonte', Reja rikthen tek kombëtarja Keidi Baren

Panucci nuk e 'preferonte', Reja rikthen tek kombëtarja Keidi Baren

Publikuar më: 15:55 24-08-2019

Kombëtarja jonë po përgatitet për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillojë në shtator. Kuq e zinjtë do të përballen me Francën dhe Islandën, ndeshje këto të vlefshme për kualifikuesit e Europianit të 2020-ës.

Për këto dy ndeshje, trajneri Edy Reja ka vendosur të rikthejë me grupin edhe Keidi Baren, mesfushorin e Malagas. Edhe mediat në Spanjë, janë të sigurtë se Bare do t’i bashkohet kuq e zinjve në shtator.

Për Keidi Baren, trajneri paraardhës, Christian Panucci është kryqëzuar nga mediat. Ai është pytur disa herë nga gazetarët për mungesën e një ftese për Baren.

Ndërkohë Panucci në një moment i është drejtuar me arrogancë një gazetari, duke i thënë pse është miku yt.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041790008544922