INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në Indonezi. Tërmeti i fuqishëm u merr jetën 91 personave [VIDEO]

Panik në Indonezi. Tërmeti i fuqishëm u merr jetën 91 personave [VIDEO]

Publikuar më: 10:38 06-08-2018

Të paktën 91 persona kanë humbur jetën deri tani pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7 që goditi ishullin indonezian të Lombokut. Qindra njerëz janë plagosur nga tërmeti i së dielës, thonë zyrtarët, kryesisht në veri të ishullit. Të paktën 91 persona kanë humbur jetën deri tani pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin indonezian të Lombokut. Qindra njerëz janë plagosur nga tërmeti i së dielës, thonë zyrtarët, kryesisht në veri të ishullit. Videoja nga Bali, në perëndim të Lombokut, tregoi njerëz që vrapojnë nga shtëpitë e tyre duke bërtitur. Ka pasur më shumë se 130 tronditje pasi që tërmeti goditi të dielën në mëngjes. Një paralajmërim për cunami u lëshua, por u hoq pas disa orësh. Indonezia është e ndjeshme ndaj lëkundjeve sizmike pasi ndodhet në të ashtuquajturën Unazën e Zjarrtë të Paqësorit. Në dhjetor 2004, një tërmet i fuqishëm në Sumatra shkaktoi një cunami që mori jetën e 230.000 njerëzve në rreth dhjetë vende.

Article Logic
Execution time: 0.0034987926483154