INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panariti: Çertifikimet e bizneseve promovim për produktin vendas

Panariti: Çertifikimet e bizneseve promovim për produktin vendas

Publikuar më: 17:30 13-12-2016

Promovimi i prodhimit vendas dhe pakësimi i importit të produkteve bujqësore do të ofrojë më shumë siguri tek konsumatorët shqiptar si dhe do të rrisë cilësinë . Ministri Edmond Panariti e bëri këtë deklaratë ndërsa ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga projekti rajonal i USAID “Mbështetje për Përmbushjen e Certifikimeve dhe Standardeve Kryesore në Bujqësi”.
“Këto çertifikime çelin mundësinë e hyrjes së produkteve të markës shqiptare, jo vetëm në rrjetet e supermarketeve shqiptare, por edhe në tregje të reja ” tha ministri Panariti. Sipas tij, konsumatori kërkon siguri ushqimore dhe cilësi, dhe kjo është mënyra e duhur për të çuar Shqipërinë një hap përpara
“Kur flasim për sigurinë e produkteve që konsumojmë, pjesa më e madhe e konsumatorëve kanë dyshime e shpesh herë blejnë pa qenë të sigurt për cilësinë. Certefikimi i agrobiznesve është një hap drejt ofrimit të produkteve më të sigurta, pavarësisht se vështirësia më e madhe në kontroll haset në tregjet e hapura”- u shpreh ministri.
Sipas Ministrit të Bujqësisë, për eksportuesit, siguria e produkteve është maksimale pasi vendet e BE-së nuk mund të pranojnë produkte jashtë standardit. “Certifikimi i bizneseve, është pikërisht ajo që kerkohet, që produktet tona të arrijnë standarde. Ne jemi në fillimin e transformimit të madh të prodhimit bujqësor dhe blegtoral dhe jemi të prirur drejt prodhimit biologjik, i cili ka nevoje edhe për certifikim”, theksoi Ministri i Bujqësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221