INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pakti bërthamor, Putin: Marrim në shënjestër vendet e BE-së

Pakti bërthamor, Putin: Marrim në shënjestër vendet e BE-së

Publikuar më: 11:14 25-10-2018

Rritet shqetësimi i Rusisë për tërheqjen e SHBA-ve nga traktati i INF-së për armët bërthamore me rreze të mesme.

“Nëse gjithçka do të shkatërrohet, nuk do të na mbesë gjë tjetër veç se do të ketë një garë për armatimet. Do të marrin në shënjestër vendet e Bashkimit Europian që do të presin raketat amerikane”, – ka pohuar presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të rrisin arsenalin e tyre bërthamor për t’iu bërë presion Rusisë dhe Kinës.

Duke folur para gazetarëve, ai përsëriti besimin e tij se Rusia e ka shkelur marrëveshjen për armët bërthamore të vitit 1987, që ai ka kërcënuar se do ta braktisë. Rusia vet e mohon këtë.

Marrëveshja e kohës së Luftës së Ftohtë ndalon raketat me rreze të mesme veprimi, gjë që reduktonte kërcënimin e perceptuar sovjetik për vendet europiane.

Rusia ka paralajmëruar se do të përgjigjet me të njëjtën monedhë, nëse Amerika prodhon më shumë armë.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443