INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak para protestës reagon BE: Jemi të shqetësuar, angazhohuni urgjentisht në një dialog

Pak para protestës reagon BE: Jemi të shqetësuar, angazhohuni urgjentisht në një dialog

Publikuar më: 18:03 21-06-2019

Pak para protestës së thirrur sot në orën 20:00 Bashkimi Europian shpreh shqetësimin për episodet e dhunës.   

Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë shkruhet se asnjë akt dhune nuk mund të tolerohet dhe se është përgjegjësi e

drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.

"Ne e respektojmë dhe e mbështesim plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ne jemi të shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen."

 Më tej ata vijojnë të këmbëngulin se të gjitha palët duhet të tregojnë vullnet të fortë politik për tu angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale në të cilën ndodhet vendi.

"Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të treguar vullnet të fortë politik dhe për t'u angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale, si dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave." 

bejaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002899169921875