INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak ditë mjaftuan! Ed Sheeran ngjitet në majë të Billboard me “Shape Of You” [VIDEO]

Pak ditë mjaftuan! Ed Sheeran ngjitet në majë të Billboard me “Shape Of You” [VIDEO]

Publikuar më: 22:08 17-01-2017

Edhe pse është thjesht fillimi i 2017-ës, ky vit është viti i rikthimit për Ed Sheeran, dhe jo një rikthim dosido. Këngëtari britanik është ngjitur në vendin e parë në listat e Billboard me hitin e tij më të ri “Shape of You”, këngë e cila ka pushtuar zemrat e të dashuruarve, në vetëm pak ditë nga publikimi. Mirëpo Ed Sheeran ka shkruar historinë, pasi është bërë artisti i vetëm që me dy këngë debutuese është klasifikuar në 10 këngët më të mira, ku përveç “Shape of You”, në vendin e 6-të renditet një tjetër këngë e re e tij “Castle on the Hill”.

Sheeran lançoi dy singëllat si pjesë e albumit të tij të shumëpritur që pritet të publikohet me 3 mars. Ai i është afruar më parë vendin të 1-rë në Top 10 të Billboard, me këngën “Thinking Out Load”, e cila qëndroi për 8 javë rresht në vendin e 2-të.

Këngëtari 25 vjeçar theu rekorde edhe në Spotify, ku këngët e tij janë dëgjuar rreth 88 milion herë. Kujtojmë që Shape of You që në javën e parë ishte kënga më e luajtur në Radio IN 105.7 dhe gjithashtu më e kërkuara nga shqiptarët në Shazam.

Epo rikthim më të mirë se ky nuk mund të kishte!

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658