INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pajisje për të frenuar obezitetin [Video]

Publikuar më: 17:55 06-02-2017

Një pajisje e re, e quajtur neuromodulator po përdoret në shëndetësi për të ndaluar obezitetin.  Pajisja vBloc  ndryshon sinjalet, duke bllokuar komunikimin midis stomakut dhe trurit, duke ulur oreksin e pacientit.  Neuromodulatori vendoset direkt nën lëkurë, dhe dy tela lidhen me nervat vagus në stomak .  Nervat sjellin në tru informacionin ndijor që marrin nga veshët, gjuha, faringu dhe laringu. Pacientët mund të kthehen në shtëpi në të njëjtën ditë që bëjnë ndërhyrjen ndërkohë që pajisja aktivizohet  dy deri tre javë më vonë. Një program kompjuterik me valë komunikon me pajisjen, dhe kjo mund të qëndrojë aty gjatë gjithë jetës së pacientit. VBloc  aktivizohet për rreth 14 orë në ditë dhe përdor një bateri që vet pacienti mund ta karikoj. Mjekët besojnë se bateria mund të zgjasë deri në 10 vjet. Administrata Federale e Drogës ka miratuar paisjen e vBloc në vitin 2015. Deri më tani, pajisja gjendet në 11 shtete, dhe  74 pacientë kanë kryer procedurën. Kirurgët  u drejtohen atyre që kanë provuar dietën për më shumë se pesë vjet dhe nuk kanë patur rezultat.  E gjithë procedura kirurgjikale  dhe pajisja, kushtojnë  rreth 18,500 dollarë  dhe nuk mbulohen nga shumica e kompanive të sigurimit.

Article Logic
Execution time: 0.0032951831817627