INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Padyshim që është heroi i Lazios, pret penalltinë e Dibalës në sekondat e fundit [FOTO]

Padyshim që është heroi i Lazios, pret penalltinë e Dibalës në sekondat e fundit [FOTO]

Publikuar më: 20:50 14-10-2017

Luajtën në shtëpi por as ky favorizim nuk i ka ndihmuar Zonjës së Vjetër të kthehet tek fitorja në kampionat.

90 minuta për t’u harruar nga Juventusi, i cili u mposht me rezultatin 1-2 përballë Lazios.

Goli i Douglas Costa erdhi i pari në minutën e 24 dhe u duk se Juve mori frenat e lojës, por padyshim një meritë të veçantë për rikthimin e Lazios në lojë ishin pritjet e Strakoshës dhe përmbysja e rezultatit nga Immobile në minutat e 47 dhe 52, shkruan jeta osh qef.

Ndër tjera 21-vjeçari Strakosha priti edhe gjuajtjen e argjentinasit Paulo Dybala nga pika e 11 metërshit në minutën e 96-të.

Ndeshja e sotme ka qenë një ndër perfomancat më të mira të portierit shqiptar, i cili e kthen Lazion në një ekip që rivalët nuk duhet ta nënvlerësojnë.

15193697_339634419751414_8478788796311545147_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0059909820556641