INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Padia për shpifje. Nuk ka pajtim për Ballën dhe Bashën

Padia për shpifje. Nuk ka pajtim për Ballën dhe Bashën

Publikuar më: 10:39 10-10-2018

Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e parë e gjyqit mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Seanca e padisë së deputetit Balla për shpifje dhe nxjerrje të sekretit hetimor ndaj kreut demokrat për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit ka zgjatur më pak se 30 minuta. Balla deklaroi pas daljes nga gjykata se do ti shkojë deri në fund procesit.
“Ata që na ndjekin thonë që ja këta këtë punë kanë dhe nuk merren me hallet e njerëzve po me njeri-tjetrin. Besoj që sot edhe në procese të ngjashme po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare në tërësi për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija, ju të gjithë e dini që Lulzim Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk besoj që do paraqitet ndonjë ditë pavarësisht se burrërisht i takon të vijë e të përballet. Unë do t’i shkoj deri në fund këtij procesi sikurse dhe një procesi të ngjashëm. Dhe jam i bindur që në fund të këtij procesi do fitoj një vendim gjykate që nuk do më vlejë vetëm mua por edhe PD.
PD sot është shndërruar në një parti që kalon nga një puntatë në puntatën tjetër të Babales”, deklaroi Balla.
Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi deklaroi se Lulzim Basha i qëndron deklaratave të tij. Balla komentoi edhe një video të bërë publike dje nga demokratët ku i akuzuari Fred Alizoti pjesë e audiopërgjimit të “Dëshmimtarit X” thotë se ka takuar deputetin Balla. “Unë nuk e kam takuar kurrë”, u shpreh Taulant Balla jashtë gjykatës së Tiranës, ku u pyet për deklaratat e Alizotit, në videon e publikuar një ditë më parë nga deputeti demokrat Salianji. Ndërsa Bardhi tha se materiali video ishte dorëzuar në prokurori ndërsa akuzoi kreun e qeverisë Rama se po luan rolin e kryeprokurorit.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666