INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pabarazia në Shqipëri: Shkak rritja e varfërisë

Pabarazia në Shqipëri: Shkak rritja e varfërisë

Publikuar më: 13:02 15-08-2017

Raporti i Bankës Botërore tregon se vitet e fundit, varfëria u rrit në Shqipëri duke u shoqëruar edhe me rritje të pabarazisë.  Në fakt, pabarazia në  periudhën 2008 deri 2012 është  nxitur me shumë nga rënia e konsumit në nivele më të larta. Analiza sugjeron se rritja më e ulët ekonomike ishte nxitësi kryesor i trendit të varfërisë. Pas vitit 2008 rritja u ngadalësua, tregjet e punës u dobësuan dhe hyrjet e remitancave u ulën ndjeshëm në Shqipëri , duke rezultuar në një normë varfërie kombëtare. Midis 2008 dhe 2012, varfëria u rrit në zonat urbane, duke ngushtuar diferencën e varfërisë midis zonave urbane dhe rurale.  Por BB bënë të ditur se veçanërisht,tregjet e dobëta të punës qëndrojnë prapa ndryshimeve të varfërisë. Tregu i punës pësoi goditje, kryesisht për shkak të humbjeve të  vendeve të punës, pensioneve të ulëta dhe ndihmës sociale të kompensuar pjesërisht.  “Me keqardhje,vihet re se tregjet e punës janë përkeqësuar më shumë përtej 2012, dhe Shqipëria përballet me problemet e shumta të tregut të punës. Sfidat e tregut,  shfaqen kryesisht me cilësinë e ulët të vendeve të punës”-konstaton Banka Botërore.

Si matet varfëria
Kategoria Konsumi familjar për Frymë
Grupi 1 Varfëri Ekstreme/Absolute < $1.25 USD
Grupi 2 Varfëri Moderuar $1.25 USD - $2 USD
Grupi 3 Afërsisht të Varfër $2 USD - $4 USD                                                                                                                                                                                    Grupi 4 Klasë e Mesme në Zhvillim $4 USD - $13 USD
Grupi 5 Klasë e Mesme e Zhvilluar dhe më sipër > $13 USD

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332