INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa reçipeta dhe të lumtura! Kendall Jenner dhe Bella Hadid tronditin Paris-in [FOTO]

Pa reçipeta dhe të lumtura! Kendall Jenner dhe Bella Hadid tronditin Paris-in [FOTO]

Publikuar më: 11:00 27-09-2018

Kendall Jenner, 22 vjeç dhe Bella Hadid, 21 vjeç, tërhoqën vëmendje kur të dyja vendosën të dilnin pa reçipeta, me fustanet e tyre të ngushta, tek po shkonin në Ambasadën Amerikane në Paris. Ato të dyja po mbanin nga një gotë në dorë, që supozohet të ishte e mbushur me verë.

Kendall e kishte zbukuruar trupin e saj me një fustan portokalli të errët lëkure, ndërsa Bella kishte preferuar një fustan rozë të hapur. Kendall kishte zgjedhur t’i mbante flokët topuz, ndërsa Bella i kishtë lëshuar ato. Padyshim, nuk mund të mos binin në sy takat e tyre të larta, që i bënin të ngjanin sikur po ecnin në një sfilatë mode, gjë që që ato padyshim e kanë perfeksionuar.

Kendall dhe Bella janë në Paris, për Javën e Modës dhe duket sikur po kalojnë kohën më të bukur të jetës së tyre.

kendall-jenner-bella-hadid-braless-embed.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582