Arbenita dhe Fero së fundmi duket se e kanë çuar marrëdhënien e tyre në hapa seriozë.
Së fundmi modelja sapo na tregoi se e ka prezantuar reperin me vëllain e saj dhe madje ata kanë postuar dhe një selfie së bashku.
E megjithatë nëse kjo gjë nuk ju bëri shumë përshtypje për seriozitetin e lidhjes së tyre, tani Arbenita ka postuar një tjetër foto me Feron ku duken në momente mjaft intime dhe jo vetëm kaq.
Mbi foto modelja ka shkruar: "Burri", shoqëruar me emojit e një nuseje dhe një dhëndëri.
Mos ndoshta me këtë na tregoi se ajo dhe Fero po mendojnë për martesë?
Epo na mbetet vetëm të presim për t'a mësuar.










13 Dec 2025 





