INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Rita Ora dhe Dafina do të sjellin një këngë bashkë?! Ky DETAJ po intrigon fansat!

Pa prisni pak! Rita Ora dhe Dafina do të sjellin një këngë bashkë?! Ky DETAJ po intrigon fansat!

Publikuar më: 11:35 22-02-2021

Rita Ora dhe Dafina Zeqiri janë dy këngëtare shumë të talentuara, me shumë popullaritet si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë. Dhe mos t’ju vijë ccudi kur një ditë mund të sjellin ndonjë bashkëpunim.

Në fakt, në rrjetet sociale kemi parë shpeshherë se ato e mbështesin njëra-tjetrën në projektet e reja, por jo vetëm. Ndërkohë, së fundmi Dafina na ka risjellë në vëmendje një status të vjetër të Ritës, ku ajo shprehte vlerësimin e saj për Duffyn.

“Një fans më pyeti nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin do të doja të bashkëpunoja. POOO!!! Një artiste me të cilën do të doja të kisha një bashkëpunim është Dafina Zeqiri ose mund të them Dufye! E dua shumë atë vajzë. Vetëm kur të vijë momenti”, shkroi Rita asokohe, duke shtuar se nuk do të jetë vetëm ajo me të cilën do të bashkëpunojë, por Dafina do të jetë e para.

Teksa ka shpërndarë postimin në Instastory, Dafina ka shkruar “Dashuri kemi pasur që nga dita e parë”, duke etiketuar edhe Ritën.

Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga Rita, por shpresojmë që këtë ide të mos e lënë vetëm në status.

po.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723