INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Pas Anës 1 edhe LOCO bëhet pjesë e emisionit tjetër të dashurisë?! Ja deklarata e tij!

Pa prisni pak! Pas Anës 1 edhe LOCO bëhet pjesë e emisionit tjetër të dashurisë?! Ja deklarata e tij!

Publikuar më: 15:34 31-03-2021

Elvisi vendosi të linte përfundimisht “Pë’puthen” pasi u kryqëzua nga të gjithë për një postim të rëndë dhe thumbues kundër Antonelës. Duke nisur nga opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi, e shumë të tjerë ju kthyen kundër Elvisit për postimin.

Pas gjithë debatit ky i fundit vendosi të largohej duke u shprehur se nuk pranon që të bëhet ai kurban për të fituar dikush tjetër.

Ndërkohë së fundmi, ai është rrëfyer në “Instastory teksa i përgjigjej ndjekësve të tij. Megjithëse më herët tregoi se gjysma e konkurrentëve të “Për’puthen” janë të lidhur jashtë, ai nuk preferoi të zbulonte më shumë se kaq, duke thënë se nuk e donte famën duke bërë thashetheme.

“A je ende beqar?”, e pyet dikush Locon, i cili i përgjigjet me humor: “Sigurisht. Jam aq singëll sa po mendoj t’shkoj edhe ke “its my love” n’Kosovë”.

640-0-60643a5c49936-576x1024.jpg

 

Me siguri Elvisi e tha në kuadër të shakasë, ndërkohë që së fundmi është përfolur se Ana Lleshi mund të bëhet pjesë e emisionit “Its my love”.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049