INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Mos vallë me këtë FOTO Luana Vjollca sapo na zbuloi se po vjen bashkëpunimi i dytë me Ghetto Geasy?! E shihni këtu!

Pa prisni pak! Mos vallë me këtë FOTO Luana Vjollca sapo na zbuloi se po vjen bashkëpunimi i dytë me Ghetto Geasy?! E shihni këtu!

Publikuar më: 20:33 16-12-2019

Luana Vjollca duket se ka rezervuar surprizën më të bukur për festat e fundvitit për të gjithë ndjekësit e saj. Moderatorja shumë e dashur për publikun ka ndarë së fundmi një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ku shfaqet me kurriz e veshur me një pelerinë të kuqe dhe çizme të kuqe.

“Ghetto Santa”, shkruhet në veshjen e Vjollcës, e cila është kujdesur që këtë fotografi ta shkrepë në një ambient festiv me pemët e vitit të ri. “Çfarë dhurate doni t’iu sjell për vit të ri? Së shpejti”, ka shkruar Luana në postin më të fundit në ‘Instagram’, i cili ka ngjallur menjëherë dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm me kunatin e saj, reperin, Getoar Selimi.

Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta e kësaj dhurate, por me siguri këtë do ta zbulojë vetë Luana në javët në vazhdim, ndërsa fansave u duhet vetëm të presin.

 

View this post on Instagram

Cfare dhurate doni t’ju sjell per vit te ri ? ? SOON... ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Article Logic
Execution time: 0.0032720565795898